Hoxha: Partia Demokratike e Kosovës tash e 6 muaj me radhë e ka ngritur shqetësimin e saj në raport me rezervat shtetërore

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka deklaruar se afera e re e përgjimeve që dëshmon vjedhjen e qeverisë në rezervat shtetërore, është hajni e paprecedent që e ka instaluar qeveria e Albin Kurtit. Ajo ka shtuar më tutje se Partia Demokratike e Kosovës tash e 6 muaj me radhë e ka ngritur shqetësimin e saj në raport me rezervat shtetërore. “Keqpërdorimi me rezervat shtetërore, është një nga skandalet korruptive që cenojnë jo veç rezervat, por edhe integritetin e përgjithshëm të institucioneve publike. Rozeta Hajdari, është një ministre e paaftë, e cila për dy vite e gjysmë, jo vetëm që nuk ka pasur kurrfarë rezultati, por ka qenë protagoniste e skandaleve të njëpasnjëshme. Ministrja Rozeta Hajdari si instrument i Kryeministrit Albin Kurti” theksoi në mes tjerash, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …