leoni

Besnik Tahiri

Tahiri: Raporti i DASH e konfirmoi që Kosova ka humbur 2 vjet, pa asnjë sukses në zhvillim ekonomik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ( DASH ) e konfirmoi që Kosova ka humbur 2 vjet, pa asnjë sukses në zhvillim ekonomik. “Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për “klimën e investimeve në Kosovë“, për vitin 2023, konfirmon atë që ne vazhdimisht e kemi evidentuar, që kjo Qeveri i ka humbur dy vite, pa asnjë sukses në fushën e zhvillimit ekonomik. Më specifikisht, theksohet se investimet e huaja direkte mbetën të kufizuara dhe se remitencat janë shtytësi kryesorë i zhvillimit ekonomik. Ky saktësim i raportit të DASh-it, kaloi pa u trajtuar me seriozitet, sepse po ballafaqohemi me krizë pas krize të kësaj Qeverie! Problemet strukturore si ndërhyrjet politike në gjyqësi, sektori i paqëndrushëm ekonomik, apo ekonomia informale janë thekset kryesore që paralajmërohen në hyrje të raportit” ka shkruar në mes tjerash shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …