Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se ministri i Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati po manipulon me shifra kur po flet për punësime. Ajo ka theksuar se deklarimi i ministrit Murati se në Kosovës tashmë janë mbi 400 mijë të punësuar aktiv, është manipulim me shifra sepse e vërteta është ndryshe. “Manipulatorë të shifrave, a të flaism me trende, sepse e vërteta është ndryshe nga propoaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët” ka shkruar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami. Ajo ka shkruar më tutje se që të publikohen shifrat sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej se Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet. “Derisa nga 21-26 mijë vende të reja të punës më herët janë krijuar për një vit, tani për një vit e gjysëm paskemi 26 580 vende të reja të punës më shumë. Trendi është rënës” ka nënvizuar deputetja, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …