Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha fton shqiptarët në Kosovës për unitet lidhur me çështjen e dialogut, si dhe koordinim më të ngushtë me aleatët. Sipas tij, kjo do të jetë rruga më e mirë për shmangien e incidenteve dhe konflikteve eventuale në Kosovë, ose në Ballkanin Perëndimor. Në të kundërtën, thotë se çdo zvarritje e proceseve mund të mos jetë në favor të Kosovës. Ish-ambasadori Dinosha, njëherësh kryetar i Unionit Nacional Shqiptar, në një intervistë për KosovaPress, thotë se në veçanti, kontakti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë i përhershëm. Ai flet për marrëveshjen e Ohrit, si dhe shfrytëzimin e momentumit për shqiptarët, pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë. Dinosha flet edhe për ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, bazuar në përvojën e Malit të Zi, ku tërheq vëmendjen se tendencat përtej asaj që është dakorduar deri më tani duhet të shkëputen menjëherë. Sa i përket marrëveshjes së Ohrit, Dinosha thotë se e njëjta mund të shkojë përtej asaj të vitit 2013 dhe siç kanë thënë edhe disa analistë, të mos jetë e dobishme. Ai apelon për unitet politik në Kosovë, në mënyrë që vendi të ecë përpara.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …