Mënyra vullnetare e dorëheqjes së kryetarëve është opsioni më i lehtë dhe më i pastër për t’u shpallur zgjedhjet e parakohshme. Njohës të të rrethanave politike në vend thonë se qeveria duhet të tregojë se e ka seriozisht çështjen e kompromiseve për qetësimin e situatës në veri. Ish-drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe ish-kryetarë komunalë, kanë shpjeguar se ligji për qeverisje lokale parasheh tri forma administrative për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Për ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, dorëheqjet janë opsioni më i lehtë dhe më i pastër. “Dorëheqjet shkaktojnë zgjedhje të reja që do të mbahen brenda një periudhe të shkurtër (gjithsej 60 ditë)”, shkroi Ahmeti në ‘Twitter’. Këtë mënyrë e përkrah edhe Instituti Demokratik i Kosovës. Megjithatë Eugen Cakolli, nga ky institut, thotë për Radio Kosovën se dorëheqjet varen nga vullneti i kryetarëve komunalë, dy prej të cilëve nuk vijnë nga partia në pushtet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …