Nasim Haradinaj

Luftëtari i lirisë së Kosovës, Nasim Haradinaj, pritet që së shpejti t’i dorëzojë kërkesë Gjykatës Speciale për lirim të parakohshëm

Eprori dhe luftëtari i lirisë  së Kosovës,  Nasim Haradinaj, pritet që së shpejti t’i dorëzojë kërkesë Gjykatës Speciale për lirim të parakohshëm, pasi së shpejti i kalon dy e treta e dënimit të mbajtur, duke llogaritur dënimin e plotë 4 vjet e tre muaj burg. Lajmin e ka konfirmuar  avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman. Ai ka thënë se së shpejti do të ketë një takim me Haradinajn për t’i diskutuar detajet e kësaj kërkese. Nasim Haradinaj bashkë me Hysni Gucatin ishin dënuar fillimisht me nga 4 vjet e gjashtë muaj burgim. Më pas, Gjykata e Apelit në Hagë ua zbuti dënimin në 4 vjet e tre muaj. Ata janë arrestuar që nga shtatori i vitit 2020. Koha e kaluar në paraburgim iu llogaritet në totalin e dënimit. Aktualisht avokatët janë ankuar në Gjykatën Supreme të Hagës, për të kërkuar uljen e dënimit ose lirimin e tërësishëm të dy udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …