Jorn Rohde: Dërgimi i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Komisionin e Venecias është veprim i duhur

Jorn Rohde: Dërgimi i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Komisionin e Venecias është veprim i duhur

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde e ka mirëpritur vendimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për ta dërguar Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Komisionin e Venecias. Sipas Rohdes ky veprim do të siguroj që ligji të jetë në harmoni me standardet e Bashkimit Evropian. “Vërtetë lëvizja e duhur. Ndjekja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias të Këshillit Evropian do të sigurojë që ligji të jetë në sinkron me standardet evropiane”, ka shkruar ai. Ndryshe Kuvendi ka njoftuar të dielën se kryekuvendari Konjufca ka kërkuar opinion të tërësishëm mbi Projektligjin pasi Drafti është ndryshuar që nga vlerësimi i Komisionit të Venecias.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …