Kryetari Haliti priti në takim grupet folklorike dhe ansamblet që do të marrinë pjesë në festivalin “N’Karadak krisin tupanat ”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, Valmir Sahiti, kanë pritur në takim ansamblet dhe grupet folklorike që do të marrinë pjesë në edicionin e dytë të festivalit ndërkombëtar “ N’Karadak krisin tupanat ” të shoqëruar nga drejtori i këtij festivali Arsim Abazi. Përndryshe është mbajtur nata e parë e këtij festivali, ku morën pjesë këto grupe:

Meksikë-Kimbamba folk dance group

Qipro Veriore-Iskele Municipality folk dance group

Panema-Alegria y Tradiciones Panamenas de Bique Arrijan

Maqedonia e Veriut- Folklore group “Vapacerov Delcev”

Republika Çeke- Folklore ensemble Zerotin

Kosovë- “Katarina Josipi”, “Kaçaniku” dhe “Kemajll Azizi”

Përndryshe ky festival po organizohet nga SKKOFF “Kosova” ( Seksioni Kombëtar i Kosovës për Organizimin e Festivaleve Folklorike dhe Artit Tradicional” në partneritet të ngushtë me organizatën CIOFF (Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve Popullore) që është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare në partneritet zyrtar me UNESCO-në, ndërkaq anëtare me të drejtat e plota në këtë këshillë është edhe Kosova, saktësisht Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …