leoni

Tito

Ja çfarë qëndrimi ka mbajtur kundër shqiptarëve, babai ideologjik i komunistëve shqiptarë të Kosovës, J.B.Tito

Historiani  kroat, Vjenceslav Cençiq në librin e tij: “Rëfimi fundit i Titos”, duke u mbështetur në stenogramet e fjalimit, që Tito ka mbajtur në Karagjorgjevë në vitin 1979,  ka zbuluar se i adhuruari i politikanëve shqiptarë të Kosovës, atëherë edhe tani, ka qenë një antishqiptar i tërbuar. Ai lidhur me pozitën  e shqiptarëve në Jugosllavi ka thënë: “Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin. Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë. Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër.  Ky lajm nuk është botuar në mediet e vendit me prejardhje jugosllave, përveç  në ndonjë portal.  Jugo-shqiptarët  e sotëm kanë respekt të madh për babanë e tyre ideologjik e politik, Josip Broz Tito. Asokohe, veprimtari Jusuf Gërvalla duke ironizuar gazetarët  prosllavë të Rilindjes, si Jusuf Buxhovi, Maksut Shehu, Sinan Hasani, e shumë të tjerë kishte botuar në “Lajmëtarin e lirisë” shkrimin me titull, “Viktima që glorifikon xhelatin e vet”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …