Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se bilanci i vetëm i Qeverisë Kurti është varfëria e dëshpërimi që kanë sjell te familjet në vend dhe stagnimi në të gjitha fushat. Në një shkrim në rrjetin social ajo tha se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është mbushur me skandale e afera korruptove në dy vjet e gjysmë në pushtet. “Nuk i kemi harruar veriun, sanksionet dhe as koordinimin me Radojçiqin! Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga Qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit”, tha ajo. Sipas Çitakut pesë ministra e shumë zyrtarë, nga të gjitha llojet janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …