Komisioni Evropian ka publikuar raportin “screening” për Shqipërinë, një vit pas hapjes së negociatave Shqipëri-Bashkimi Evropian dhe përfundimit të raundit të parë të takimeve. Në raport është evidentuar rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit, problematikat kryesore në vend, por edhe arritjet në reforma kyçe. Gjithashtu janë paraqitur edhe rekomandimet për hapat pasardhës që duhen ndërmarrë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Raporti nis me gjetjen se Shqipëria ka vendosur në rendin e saj kushtetues themelet e një shteti demokratik dhe po ndjek konsolidimin e institucioneve të saj demokratike, ndërsa më pas ndalet tek zgjedhjet dhe financimi i fushatave. Në përmbledhjen e gjetjeve për gjyqësorin Komisionit Evropian del në përfundimin se Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar për funksionimin e gjyqësorit. Duke vijuar me luftën kundër korrupsionit, raporti del në përfundimin se Shqipëria ka nivel përgatitjejeje në luftën kundër korrupsionit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …