Dritan Goxhaj, është arrestuar me të njëjtat pretendime që u arrestuan dhe u dënuan nga Gjykata Speciale, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati

Luftëtari i lirisë së Kosovës, ish-oficeri i Armatës së Shqipërisë, Dritan Goxhaj, është arrestuar me të njëjtat pretendime që u arrestuan dhe u dënuan nga Gjykata Speciale, krerët e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.  Ndërkohë Gjykata Speciale ka bërë të ditur se Dritan Goxhajn e kanë  arrestuar autoritetet e Shqipërisë, në Tiranë. Arrestimi është bërë për vepra të pretenduara penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë. Në njoftim thuhet se Gjykata kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i Speciales. Sipas komunikatës së Gjykatës Speciale, ai do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e tij në objektin e paraburgimit në Hagë. Kjo është hera e parë që Gjykata Speciale kryen arrestim në territorin e Shqipërisë, ashtu sikur Shqipëria kishte lejuar hulumtimet e Dik Martit, 13 vjet më parë, edhe pse nuk kishte kurrfarë obligimi ndërkombëtare. Thuhet se arrestimi është ndërmarrë  pasi ndaj tij rëndon akuza se ka zbuluar emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë. Dritan Goxhaj e ka akuzuar më herët,  Nazlie Balën, këshilltaren  e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për dëshmitare të mbrojtur të Prokurorisë së  Gjykatës Speciale, në Hagë. Goxhaj në shkrimin autorial “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe Gjykata Speciale”, ka shkruar se Balaj është e afërme e njërit prej viktimave për të cilin është dënuar nga Gjykata Speciale ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa. Dëshmitarja e  tretë, e mbrojtur, pa identitet publik  për opinionin quhet Nazlie Balaj, kishte saktësuar ish-oficeri i UÇK-së, Goxhaj, i cili kishte zbuluar  edhe dy persona të tjerë për dëshmitarë të mbrojtur të Prokurorisë Speciale…

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …