Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i pret në takim kadetët e FSK-së që studiojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i pret në takim kadetët e FSK-së që studiojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim kadetët tonë të cilët studiojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Që nga marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë, tashmë janë duke studiuar gjithsej nëntë kadetë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë – Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (shkenca ushtarake) duke përfaqësuar Republikën e Kosovës. Nga këta studentë, në vitin e dytë janë katër kadetë të cilët pritet të diplomojnë në vitin 2024, si gjenerata e parë nga Kosova, ndërsa në vitin e parë janë pesë kadetë. Gjatë këtij viti janë përzgjedhur edhe dhjetë kadetë të tjerë që pritet të fillojnë studimet në tetor të këtij viti, në tri drejtime të ndryshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …