Spartak Braho ka paralajmëruar arrestimin e Sali Berishës, duke treguar skemën që po ndjek SPAK për ta vënë para drejtësisë

Spartak Braho ka paralajmëruar arrestimin e Sali Berishës, duke treguar skemën që po ndjek SPAK për ta vënë para drejtësisë

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “Sot”, ai ka paralajmëruar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ka treguar skemën që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave kreun e “Foltores”. Madje ish-ligjvënësi socialist shpreh bindjen se prokurorët specialë do vënë në pranga ministra e ish-ministra, të cilët sipas tij, janë përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Ndërkohë ai tregon se si Ilir Meta i “bëri gropën” Sali Berishës, ndërsa zbulon edhe kurthin që i ngriti në zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, Berishën e pret fund tragjik pasi të krijojë partinë e tij të re. U mbushën më shume se dy vjet që Sali Berisha është shpallur dhe cilësuar person ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ngarkuar me akuza të renda për korrupsion dhe i rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe demokracinë në Shqipëri dhe rajon. Këtë cilësim e bèri më pas edhe qeveria britanike. Në të dy rastet ai është përfshirë në listën e zezë si person që duhet të japë llogari  penalisht për të gjitha akuzat, ku është përfshirë ai dhe familjarët e tij.  Sali Berisha duhej të ishte në vitin e 10 të vuajtjes së dënimit. Duket sikur edhe ato organe që e shpallën si babanë  e krimit Berishën, janë të pafuqishëm për ta gjykuar e dënuar mbi bazën e akuzave te formuluara tashme  ndaj tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …