Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara të bëhet e obligueshme për Kosovën

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka njoftiar se  ka vendosur pro kërkesës së parashtruar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ku listës së marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare drejtpërdrejtë të aplikueshme në Republikën e Kosovës i shtohet edhe Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. “Gjykata, njëzëri ka vendosur që të (i) deklarojë kërkesën të pranueshme dhe të konstatojë që  (ii) amendamenti i propozuar i nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] të Kushtetutës, përmes të cilit, listës së marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare drejtpërdrejtë të aplikueshme në Republikën e Kosovës i shtohet edhe Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, nuk pakëson të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi libri: “Kosova në Kapërceyll të Historisë” i autorit Qazim Berisha

Qazim H. Berisha, një emër i njohur në fushën e letërsisë dhe publicistikës shqiptare. Tani …