leoni

Në Rahovec u mbaj takimi i tretë i Këshillit Publiko-Privat për qeverisjen e Pronës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me znj. Jennifer N. Ober, drejtoresh e Projektit për Qeverisjen e Pronës, mbajten të martën takimin e tretë të Këshillit Publiko-Privat. Ky Këshill ka për qëllim që të përmirësojë kornizën ligjore dhe rregullatoren në fushën e të drejtës së pronës për të nxitur inevstimet në komunën e Rahovecit. Gjithashtu, Këshilli e lehtëson dialogun dhe konsultimin për rregulloret komunale të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumente strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera që propozohen nga Komuna e Rahovecit ose nga sektori privat.

Në këtë takim u diskutuan këto çështje:

Kontributi i bizneseve të mërgatës në zhvillimin ekonomik lokal në Komunën e Rahovecit dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Dialogu publiko-privat: sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me pronën komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra.

Prezantimi i Listës së Pronave Komunale për Dhënie dhe Këmbim 2023 dhe nevojat e sektorit privat për shfrytëzimin e pronës komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …