Vazhdimi i mandatit të misionit të EULEX-it po bëhet në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Zgjatja e pranisë së misionit të BE-së në Kosovë nuk gjen mbështetje në Kushtetutë, gjë që ka shtyrë Qeverinë që të stipulojë një ligj të veçantë. Në nenin 20 të Kushtetutës flitet gjërësisht për rastet kur bartet sovraniteti. Në paragrafin e këtij neni precizohet se “Republika e Kosovës, në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare, për çështje të caktuara mund t’iu kalojë kompetenca shtetërore organizatave ndërkombëtare”. Shkeljet bëhen evidente kur kihet parasysh që vazhdimi i mandatit të EULEX-it është bërë nëpërmjet letrave të shkëmbyera midis institucioneve të Kosovës dhe Brukselit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …