Isa Mustafa: Në qeverisjen Kurti nuk janë rritur pagat, nuk ka rritje të punësimit, po ka vetëm ikje të qytetarëve

Isa Mustafa: Në qeverisjen Kurti nuk janë rritur pagat, nuk ka rritje të punësimit, por ka vetëm ikje të qytetarëve nga vendi

Ish-kryeministri, Isa Mustafa ka komentuar deklaratën e kryeministrit aktual, Albin Kurti, i cili tha se Qeveria e tij ka siguruar 400 mijë vende të reja pune për qytetarët. Sipas Mustafës, kjo deklaratë nuk zë vend, pasi thotë se investimet publike kanë rënë dhe si pasojë nuk ka as para në qarkullim. Ai e kritikoi kreun e ekzekutivit për ikje të qytetarëve, duke thënë se nuk po mundet t’i rikthejë ata që kanë ikur nga vendi. “Nuk janë rritur pagat e as mëditjet. S’ka rritje të punësimit, ka ikje të qytetarëve. Por, për punësimet që po flitet, mund të flasim për njerëzit tanë në Gjermani sepse kanë ikë e janë punësuar në Gjermani, por s’janë punësuar në Kosovë. Ne kemi pasur ikje të mëdha, edhe unë kam pasur ikje në vitin 2015, ikja e 60-70 mijë qytetarëve, por kemi arritur që t’i kthejmë 70% të tyre në Kosovë. Tani s’po kthehet më askush”, ka theksuar tutje Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …