Ish-deputeti e militanti, Florin Krasniqi

Florin Krasniqi: Ganimete Musliu duhet patjetër ta merr atë dosjen e Dejona Mihalit, pasi Kuvendi i Kosovës duhet ta dijë kush është ajo

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka deklaruar se gjatë kohës sa ishte në parti, aktivisten e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, e ka paguar prej rrogës që ai e  ka marrë në Kuvend. Ajo ka qenë aktiviste e punëtore. Tani  kryetarja e Komisionit të AKI-së Ganimete Musliu paska deklaruar se do ta marrë dosjen e Dejona Mihalit. Florin Krasniqi  është i mendimit se dosjen nuk do t’  ia japin pasi  frikësohen se çka shkuan në të, por shton se  Ganimete Musliu duhet patjetër ta merr atë dosje, pasi është koha që Kuvendi  i Kosovës duhet ta dijë kush është, Dejona Mihali, ka saktësuar Florin Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …