Jevtiq: Serbët kthehen vetëm në zona ku ndjehen të sigurt

Jevtiq: Serbët kthehen vetëm në zona ku ndjehen të sigurt

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq citohet të ketë thënë se projekti ‘Lugina e Diellit’ nuk është kolonizim, por rezultat i kthimit të të zhvendosurve në Kosovë të cilët nuk mund të kthehen në ato zona ku kanë jetuar. Në një prononcim për mediet serbe, ai ka thënë se serbët e zhvendosur nuk mund të kthehen në qytete si Gjakova, prandaj ata po vendosen në zona ku ndjehen të sigurt. Sipas tij, në pesë muajt e parë të këtij viti janë kthyer 101 persona të zhvendosur, gjë që sipas tij, është pasqyrim më i mirë i mundshëm i situatës në terren. Jevtiq ka shtuar se “Lugina e Diellit” është projekti i parë që i jep përgjigje pozitive çështjes së të zhvendosurve. Duke komentuar kundërshtimin e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës ndaj këtij projekti, ministri nga radhët e Listës ‘Srpska’ ka thënë se ata janë të interesuar në respektimin e ligjit si dhe që të lëshohen të gjitha lejet e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …