Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për zhvillimet e fundit, të cilat e lidhin këtë ministri për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove të rezervave shtetërore të vajit, sheqerit dhe grurit. “Vaji dhe Polonia, si Rozeta e hajnia!”; “Rinia largohet, Rozeta pasurohet”; “Ju me zemër, na pa bukë!” – janë disa nga parullat e aksionit të sotëm të RDK-së. Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu tha se Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në krye me ministren Rozeta Hajdari deri tani ka shpërfaqur vetëm keqmenaxhim e abuzim të parasë publike. PDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Rozeta Hajdarit dhe kërkojmë nga organet e rendit t’i hetojnë këto skandale korruptive.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …