Kryetari Haliti organizoj pritje për mërgimtarët, ndërsa e nderon me mirënjohje veprimtarin e çështjes kombëtare në SHBA, z. Agim Rexhaj

Në kuadër të ditëve të Mërgatës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të mërkurën në takim mërgimtarë vitias që po qëndrojnë për pushime në Kosovë. Gjatë këtij takimi ai para tyre ka folur për kontributin e bashkatdhetarëve që kanë dhënë dhe po japin për vendin duke e çmuar lartë atë. Megjithatë kryetari Haliti, në këtë takim ka folur dhe nderuar me mirënjohje të posaçme veprimtarin e çështjes kombëtare në ShBA, z. Agim Rexhaj.

Kryetari Haliti e cilësoj z. Rexhaj, një veprimtar i madh i çështjes kombëtare. “Të nderuar të pranishëm z. Agim Rexhaj është një veprimtar i madh i çështjes kombëtare. Angazhimi politik dhe kontributi i tij atdhetar është i jashtëzakonshëm dhe shumë dimensional. Në një takim të tillë solemn është e pamundur të përshkruhen dhe numërohen të gjitha angazhimet dhe aktivitetet e tij, por më lejoni që të bëje një prezantim të shkurtër të veprimtarisë së tij”, tha kryetari Haliti duke përmendur disa nga punët dhe kontributet që ka dhënë ai si Shqiptar i Amerikës për vendin në periudhat e ndryshme historike.

Ndërkaq vet z. Rexhaj tha se e vlerëson lartë nderin që u bë nga kryetari Haliti, duke potencuar se ky vlerësim i tij është edhe vlerësim i bashkatdhetarëve të tjerë dhe të bashkëpunëtorëve të tij në SHBA, ku për 40 vite janë munduar të japin një kontribut për Kosovën, Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që janë. Ai evokoi edhe një takim që ka pasur me presidentin e atëhershëm të SHBA-së Bill Clinton dhe emocionet që ka shpalosur për Kosovën pas bombardimeve të NATO-së. Ai tha se Vitia është me fat të mirë që ka një kryetar të tillë, duke shtuar se edhe ai është me fat që ka mik. Ai bëri thirrje që të gjithë pa dallime partiake të punojnë për të mirën e Kosovës dhe të Shqiptarëve në përgjithësi, duke thënë se duhet ruajtur miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq një fjalë rasti e dha edhe aktivistja e humanistja amerikane Janet Reineck, e cila kontribuoi shumë në emancipimin e femrës shqiptare, në mbështetje të shkollave shqipe gjatë viteve të 90-ta, si dhe në realizimin e shumë projekteve të tjera në komunën e Vitisë gjatë viteve 1994-1997, ku pati asokohe pati edhe bashkëpunim me kryetarin aktual Sokol Haliti dhe disa figura të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …