Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti, ka futur duart edhe në sofrat e qytetarëve, duke vjedhur edhe në produktet bazike ushqimore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reagaur pas përgjimeve të publikuara sot, ku e përfshirë dyshohet të jetë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e që kanë të bëjnë me rezervat shtetërore. Krasniqi tha se nga keqpërdorimi i qindra miliona eurove në energji, sot Qeveria Kurti, ka futur duart edhe në sofrat e qytetarëve, duke vjedhur edhe në produktet bazike ushqimore të rezervës shtetërore. “Afera e fundit – afera e grurit – është vulë e mentalitetit qeverisës të këtij pushteti të përqëndruar në korrupsion e keqpërdorim. Nuk ka ku shkon më poshtë se kaq. Apo ka? Në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve, kjo Qeveri u koordinua edhe me një kriminel si Radojçiqi. Kundër shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve, kjo Qeveri i tensionoi raportet me aleatët tanë ndërkombëtarë. Kjo tufë keqbërësish i solli edhe sanksione Kosovës, ndërsa politikat e tyre të çoroditura po e shpopullojnë vendin anembanë – vetëm gjatë qeverisjes së Albin Kurtit gati 150 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendlindjen në kërkim të perspektivës diku në shtetet perëndimore”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …