Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Sipas IDK-së ministrave të Qeverisë iu parashtruan 171 pyetje parlamentare, ndërsa ata dhanë vetëm 57 përgjigje

Instituti Demokratik i Kosovës në raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit ka paraqitur një pasqyrë edhe sa u  përket pyetjeve parlamentare. Ministrave të Qeverisë iu parashtruan 171 pyetje parlamentare,  ndërsa ata  dhanë vetëm 57 përgjigje. Kryeministri, ka pranuar 17 pyetje nga deputetët, derisa shumica nga këto ishin pyetje të lidhura me temën e dialogut dhe shqetësime të lidhura më këtë proces. Përgjithësisht, pyetjeve të deputetëve, ndryshe nga Kryeministri Kurti, disa anëtarë të Qeverisë nuk i kanë trajtuar seriozisht. Për vlerësim është fakti se Kryeministri Kurti, secilës pyetje i është përgjigjur në rastin e parë, do të thotë në momentin e parashtrimit. Për sjellje të papërgjegjshme në raport me pyetjet e kuvendarëve, duhet të shquhet Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili në shumë  raste nuk iu ka  përgjigjur pyetjeve të deputetëve as pas përsëritjes së shtatë të tyre – duke mos dhënë asnjë përgjigje të kërkuar nga kuvendarët. Në formë të ngjashme, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk ka treguar gatishmërinë për përgjigje karrshi pyetjeve të deputetëve. Në rastin e Gërvallës, pyetjet janë përsëritur për të pestën herë, derisa nga 10 pyetje që i janë parashtruar ajo është përgjigjur vetëm dy herë, duke treguar qasje jo llogaridhënëse, përballë deputetëve,  thuhet në raportin e KDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova siguron kuota për kadetët e saj në Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit

Gjatë vizitës në Katar, ministri i Mbrojtjes  Ejup Maqedonci, zhvilloi takime të rëndësishme, ndër të …