Gara në atletikë për ditën e çlirimit të komunës së Shtimes

Me shumë aktivitete të ndryshme, sot Komuna e Shtimes dinjitetshëm e shënoi 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës së Shtimes.

Një ngjarje që bëri bujë të tillë ishte edhe Gara në Atletikë e organizuar për gjashtë kategori: Nxënës të shkollave fillore, nxënës të shkollave të mesme, atletë pionier, atletë junior, atletë senior dhe atletë veteranë. Atletë ka pasur nga vende të ndryshme të Kosovës siç janë: Peja, Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Kamenica, Vitia dhe Podujeva.

Ky vrapim garues është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike të Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …