Diplomacia ndërkombëtare ekuilibron me finesë interesat shtetërorë, ndërkaq etnosimbolizmi nacionalist kapërdinë ideologjinë mbi apetitet përvetësuese të fqinjëve mbi ndarjet territoriale etnike, fetare kulturore, e deri tek urrejtja racore.
Qysh më 1830 kur Greqia po formësohej politikisht, planifikim shtetëror kishte edhe ‘gjeostrategjinë’ si interes vital për përkufizim territorial të saj. Sipas Charles Vellay, autor librash politiko-historik, përshkruan; një nga momentet historike për shtetin Helen ishte viti 1913 me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Çamëria u shkëput nga trungu amë, duke e aneksuar, e të cilës, Helenët i dhanë dhe emrin “Thesproti”. Madje edhe emra qytetesh të Çamërisë (Thesprotit) morën ngjyrime Helene, p.sh., Filatit i dhanë emër “Filites”, Margëlliçit “Margariti”, Paramithisë “Paramithja”, apo Gumenicës “Igumeniti” etj. Një tjetër autor, njohës i mirë i hapësirave Shqipëtare, Robert Elsie, territorin tokësor të Çamërisë e përshkruante si hapsirë prej pesëmbëdhjetë (15) mijë km katrorë!.
Të bëmat Greke përgjatë një “martese” të pa dëshiruar
Pas aneksimit të Çamërisë, ndërhyrjeve në toponime, në konfiskim pasurie, në ndrrim kombësie, shteti Helen u kujdes që edhe të dëboj popullsi Shqipëtare, të organizoj edhe vrasje masive vetëm se donte t’a pastronte atë territor nga Shqiptarët autokton!; madje, me Dekret shtetëror në Nëntor 1940 vendosi Ligjin e Luftës ndaj Shqipërisë. Për çudinë e pa precedentë, Greqia i’u bashkangjitë NATO-s në Shkurt 1952 e Shqipëria në Prill 2009, por, Grekët nuk e shfuqizuan ‘gjendjen e luftës’ ndërmjet Greqisë e Shqipërisë!? por, as anëtarësimi i Greqisë në Union Europian (UE) në Janar 1981, nuk u pa mundësua për shkak të mos njohjes së gjenocidit Grek mbi Çamët, apo të drejtave fundamentale të njeriut e të drejtave mbi pronësinë në Çamëri!. Prandaj, asnjëherë, nuk është vonë të inicohet zgjidhja e “martesës” së pa dëshiruar. Republika e Shqipërisë duke e pas të shkruar në preambulë dhe tek neni tetë (8) të aktit më të lartë politiko-juridik, siç është kushtetuta, për Tiranën zyrtare si shtet amë, ka qenë dhe mbetet obligim kombëtar, kushtetues e funksional për drejtuesit shtetëror, që t’i mbrojnë të drejtat kombëtare të pjestarëve të kombit Shqipëtar që kanë mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze, t’i bëjnë një draft-propozim qeverisë Helene për një status të avancuar për Shqiptarët në mbarë Çamërinë, një draft-dokument të nivelit të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë historikun dhe të gjitha arsyet për mundësinë e zgjidhjes apo prishjes së “martesës” së padëshiruar, e të dhunshme qysh më 1913. Nisur nga faktet historike, provat mbi spastrimin e gjenocidin mbi Çamët, të gjithë e besojnë së Çamëria me Greqinë krijuan një “martesë” të pa vullnetshme, e cila don zgjidhje. Madje, ishte Nëntori i 2006 në Parlamentin Europian në një seancë të veçantë ishte diskutuar për çështjen Çame, e poashtu në Shtator 2016 Komisioneri për Zgjerim i UE-së, pati pranuar se mbetet i hapur problemi ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, mbi çështjen Çame. Kështu që, Tirana zyrtare, duhet adresuar dhe kërkuar nga autoritetet Helene një status “divorci”, e nëse ata nuk e duan, kjo duhet bërë në rrugë të njëanshme.
Guximi i kryeministrit të Shqipërisë
Për habinë e të gjithëve, e pa konsultimin paraprak të Shqiptarëve shumicë apo Prishtinës zyrtare, më 8 Qershor, 2023 kryeministri i Shqipërisë u’a kishte dërguar presidentit të Francës dhe kancelarit Gjerman, një draft-statut si propozim, për Asociacionin (“zajednicën”), për pakicën Serbe në Kosovë, me arsyetimin si “një kontribut për të avancuar në dialog, dhe që merr në konsideratë të drejtat e tyre që Asociacioni (“zajednica”) të jetë pjesë e organizimit të pakicës Serbe në Kosovë”!. Ky guxim e vullnet politik, do të duhej të përkthehej në vullnet e guxim të pa diskutueshëm si obligim kombëtar e kushtetues, kundrejtë shtetin Helen edhe për Shqiptarët në Çamëri. Kjo duhej vendosur mbi parimin bazë, atë të vetvendosjes apo të shkurorizimit të martesës së pa vullnetshme, të Greqisë me Çamërinë e aneksuar nga Shqipëria, kështu, do të vendosej edhe barazpesha e forcave në rajon si dhe do të krijohej mundësia e heqjes së ‘Ligjit të Luftës’ nga Greqia ndaj Shqipërisë. Në të kundërtën, Shqiptarët e Grekët nuk do të kenë marrëdhënie të shëndosha për aq kohë sa Çamëve u mohohen të drejtat fundamentale të tyre si popullsi autoktone, mbetja në fuqi e ‘Ligjit të Luftës’, dhe se pretendimet territoriale fashiste siç e quajnë ata për “Vorio Epirin” e që emrat e qyteteve të Jugut të Shqipërisë mund t’i gjesh të shkruara edhe në murret e Parlamentit Helen!, për më tepër, për ne, duhet të jetë sikur në një restaurant kur bëjmë ushqimin porosi dhe ka një kuzhinë që gatuan atë porosi. Prandaj, n’a duhet një draft-propozim për Çamërinë.