Administrata kineze për Hapësirë Kibernetike ka prezantuar një rregullore për kufizim të kohës që kalojnë fëmijët para telefonave

Autoritetet kineze kanë thënë në rregullore se të miturit nuk duhet lejuar që ta përdorin telefonin prej orës 10:00 në mbrëmje deri në 6:00 të mëngjesit dhe që fëmijët e moshave 16-18 vjeç do të mund ta përdorin internetin vetëm dy orë në ditë. Fëmijët e moshave 8-15 vjeç do të mund ta përdorin telefonin vetëm një orë në ditë, derisa ata nën tetë vjeç vetëm 40 minuta. Vetëm disa shërbime, sikurse aplikacionet që besohet se janë të mira për zhvillim fizik dhe mendor të fëmijëve, do të mund të përjashtohen nga rregulli. Këto kufizime përbëjnë përpjekjen e fundit të Pekinit për ta luftuar varësinë ndaj internetit, një problem që e konsideron më të shprehur te moshat e reja. Autoritetet kineze kanë thënë se diskutimet publike për këtë propozim do të mund të zhvillohen deri më 2 shtator, por nuk ka treguar se kur do të nisë së zbatuari.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …