Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar pasi Policia e Kosovë, EULEX-it dhe KFOR-i kanë bërë vlerësimin e përbashkët të sigurisë në Veri.Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas marrëveshjes së Brastislavës të arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në lidhje me vlerësimin e Policisë dhe EULEX-it dhe KFOR-it, Lajçak thotë se është hap i rëndësishëm drejt shtendosjes të plotë. Në veri të Kosovës ka pasur tensionim që nga maji i këtij viti, pasi serbët lokalë nuk pranonin kryetarët e zgjedhur shqiptarë prej votimeve të prillit në komunat veriore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …