Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka bërë me dije se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore parlamentare për t’i sqaruar dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë. Ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari. Kjo ministre duhet ta lirojë detyrën. Fatkeqësisht ajo është mbrojtur me fanatizëm të paparë dhe në mënyrë të paarsyeshme nga kryeministri, sepse si duket është jashtëzakonisht problematike çështja e aferave qoftë të energjisë apo rezervave shtetërore sepse kryeministri është në dijeni për to ose për mos të thënë i involvuar dirket”, është shprehur Shala, duke shutuar se askush nuk do të mund ta ndalë dalë në pah e vërteta për rezervat shtetërore. Asgjë nuk mund ta ndalë të vërtetën. Ne si parti parlamentare dhe opozitare do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që brenda kuadrit legjislativ, Rregullores së Kuvendit që në sesionin vjeshtor ta aktualizojmë këtë temë dhe ta zbardhim çoftë edhe me komisione hetimore parlamentare apo me sesione të tjera të debatit. Deputeti, Ferat Shaka ka thënë se historia e Kosovës nuk njeh qeveri më të korruptuar se kjo e tanishmja që drejtohet nga Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …