Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Opozita ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli disa nene antikushtetuese të Ligjit për zyrtarët publikë

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli disa nene antikushtetuese të Ligjit për zyrtarët publikë, që është miratuar në Kuvend në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Kushtetuesja të enjten ka publikuar vendimin, me të cilin ka konstatuar se disa nene të Ligjit për zyrtarët publikë janë antikushtetues. PDK-ja e LDK-ja e kishin dërguar Ligjin në Kushtetuese. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi i Kushtetueses dëshmoi se angazhimi i tyre për rendin kushtetues dhe vlerat demokratike është i domosdoshëm. Ndërsa Arben Gashi, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se pushteti e mori edhe një “karton të kuq” nga Kushtetuesja. Ndërkohë,  shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sikur Kosova të ishte anëtare e BE-së, qeveria Kurti do të ishte “liderë” evropiane, sipas tij, në shkeljet e kushtetutshmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …