Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar se është arritur marrëveshja me EULEX-in për vazhdimin e mandatit të tij. Por, ai ka thënë se pritet edhe konfirmimi nga Bruseli. “Është arritur marrëveshja me EULEX-in. Sot presim ta marrim konfirmimin nga Brukseli, letërkëmbimin”, ka thënë Mustafa, Ai ka shtuar se me të marrë njoftimin nga Brukseli, do të mbahet një mbledhje tjetër e kabinetit qeveritar ku do të miratohet ligji në procedurë të rregullt dhe nesër do të procedohet në Kuvend. Mbledhja tjetër e Qeverisë do të mbahet në orën 18:00, nga ku pritet të procedohet vendimet për në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …