Pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për zyrtarët publikë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie ku e ka mirëpritur këtë vendim. Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në LDK, Shkëmb Manaj, i ka ftuar të gjithë zyrtarët e shërbimit civil që të jenë në shërbim të shtetit. “Çdo ditë kemi ankesa nga zyrtarë të shtetit, çdo ditë e më shumë po marrin pushim pa pagesë vetëm për të mos qenë pjesë e këtyre vendimeve. Ky pushtet duhet të ndalet që të shpëtohet shteti i Kosovës. LDK-ja fton të gjithë zyrtarët e shërbimit civil që të jenë në shërbim të shtetit të Kosovës”, ka thënë Manaj. Më tutje, ai ka thënë se LDK-ja administratën e shtetit nuk e konsideron administratë të partive politike. “Për ne dallimi do të bëhet vetëm në ata që janë në zbatim të ligjit dhe ata që nuk janë. Qeveria jonë do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …