Milo Gjukanoviq: Përkatësia etnike e kryeministrit Abazoviç, është vlera e tij e lartë por ai nuk është ndjekës i rrënjëve shqiptare në Mal të Zi

Milo Gjukanoviq: Përkatësia etnike e kryeministrit Abazoviç, është vlera e tij e lartë por ai nuk është ndjekës i rrënjëve shqiptare në Mal të Zi

Ish-kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar  se përkatësia etnike shqiptare e kryeministrit me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është edhe vlera e tij më e lartë, porse ka shtuar se është krejt një çështje tjetër nëse Abazoviçi është njëkohësisht ndjekës i traditës autentike të rrënjëve shqiptare në Mal të Zi. Gjukanoviç ndër të tjera ka theksuar se nënshkrimi i Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe (3 gusht 2022) nga lideri i Lëvizjes Qytetare “URA” është tradhtia më e madhe ndaj Malit të Zi pas vitit 1918, ndërsa ka shtuar se duhet të jesh edhe pa një grimë morali” t’ua përkujtosh këtë tradhti qytetarëve malazezë. Le të kujtojmë se sa herë kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e boshnjakëve dhe shqiptarëve në parlament se ata nuk duan të sundojnë në keqkuptimet politike malazeze-serbe, që kanë rrënjë të thella historike. Ish-udhëheqësi më jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi është shtëpia e të gjithë popujve që jetojnë atje, por jo edhe e Abazoviçit, ndërsa ka kujtuar mbrojtjen dhe kundërshtimin e tij ndaj të gjithë atyre që ishin acaruar me faktin që në krye të qeverisë malazeze do të vinte një shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …