leoni

Josep Borrell, në seancën e KS të OKB-së ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Josep Borrell: Mbështes përpjekjet e palodhshme të Turqisë e OKB-së, për të vazhduar Marrëveshjen e Drithit në Detin e Zi

Shefi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e palodhshme të Turqisë  dhe Kombeve të Bashkuara për të vazhduar Marrëveshjen e Drithit në Detin e Zi, transmeton Anadolu. Në një deklaratë për opinion Borrell vlerësoi se “Rusia duhet të ndalë përdorimin e ushqimit si armë. Duhet të bindim Rusinë që të kthehet në Marrëveshjen e Drithit në Detin e Zi”. Në të njëjtën kohë në një artikull në gazetën britanike “The Guardian”, Borrell tërhoqi vëmendjen se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja muajin e kaluar shkaktoi rritjen e menjëhershme në çmimet e shumicës së grurit dhe misrit. Efektive në këtë situatë kanë qenë edhe shënjestrimi dhe fillimi i shkatërrimit të objekteve të depozitimit të grurit dhe infrastrukturës portuale të Ukrainës pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja, njoftoi Borell. Bota po përballet me ndërprerjet e furnizimit dhe çmimet e larta, Rusia tani duke vepruar sikur po zgjidh një problem që e ka krijuar vetë, po ia afrohet kryesisht vendeve të pambrojtura në Afrikë me propozimet për dërgesa dypalëshe të drithit. Kjo është një politikë cinike e përdorimit të qëllimshëm të ushqimit si armë”, theksoi Josef Borell.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …