leoni

Bernard Nikaj dhe avokati, Faton Fetahu, kanë denoncuar shkeljen e shtatë kushtetuese të Qeverisë së Albin Kurtit

Bernard Nikaj dhe avokati, Faton Fetahu, kanë denoncuar shkeljen e shtatë kushtetuese të Qeverisë së Albin Kurtit

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj dhe avokati Faton Fetahu kanë denoncuar sot shkeljen e shtatë kushtetuese të qeverisë “Kurti”, me ç’ rast është shpallur antikushtetues Ligji për zyrtarët publikë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. Nikaj në një konferencë për media tha se në këto 900 ditë të qeverisjes qeveria “Kurti” është karakterizuar vetëm me skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme Gjatë këtyre 900 ditëve, fatkeqësisht, Qeveria është marrë shumë pak me qeverisje dhe është marrë tejet shumë me sulme kundër rendit kushtetues të vendit tonë. Siç e dini, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dje e ka shpallur antikushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. Ndonëse shkeljet e pushtetarëve tashmë janë me qindra e po shtohen për çdo ditë, për të shtatën herë më radhë, ky vendim konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të Qeverisë së Albin Kurtit, e karakterizuar për skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme”, shtoi Nikaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …