Në komunën e Deçanit u mbajt takimi i ll-të i KKSB-së për vitin 2023. Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj. Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB-së, z. Ismet Kukleci, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSCE-së dhe anëtarë të tjerë. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:
-
Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit;
-
Të ndryshme.
Kryetari Ramosaj theksoj edhe njëherë që bashkëpunimi i komunës së Deçanit me Policinë, KFOR-in dhe të gjitha institucionet tjera vazhdon të jetë në nivel. Sa i përket çështjes së sigurisë në komunën e Deçanit përfaqësuesi i policisë, z. Alberim Mujaj në raportin e tij tregoj që gjendja e sigurisë është në nivel. Drejtori i MSHSHP-së, z. Izet Zenuni tregoj se shqetësues mbetet çështja e vegjetacionit e cila e pengon qarkullimin e automjeteve. Si përfundim nga ky takim doli që siguria në komunën e Deçanit është në nivelin e duhur.