Autoritete të KFOR-it kanë njoftuar se kanë mirëpritur vendimin e institucioneve të Kosovës për reduktimin e Policisë rreth ndërtesave komunale në veri të vendit. Sipas KFOR-it, ky është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve dhe promovimit të dialogut. “Në këtë drejtim, KFOR-i pajtohet se ka pasur një përmirësim në situatën e sigurisë në zonë, por është e rëndësishme të sqarohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësimi”, thuhet ndër tjera. KFOR-i ka thënë se ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …