Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.
Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë në rrugën “Avdullah Babalija”-Gjakovë, gjatë kryerjes së detyrave rutinë kishte ndalur një automjet. Në posedim të shoferit (të dyshuarit Gj. V., mashkull/kosovar) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë.
Në rastin e dytë në rrugën “Gasper Karaqi”-Gjakovë, po ashtu është ndaluar një automjet dhe në posedim të pasagjerit (të dyshuarit M. H., mashkull/kosovar) është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikatorë dhe 13 copë fishekë, të cilat i dyshuari e kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar.
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent, me vendimin e të së cilit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Gjakovë, 5 gusht 2023