Krijimi i Fondit Sovran nga Qeveria Kurti është projektligji që po kontestohet me të madhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve. Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, e konsiderojnë si shans të mirë për ringjallje të ndërmarrjeve në Kosovë. sipas Projektligjit të miratuar muaj më parë, Fondit Sovran pritet t’i bartet pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë se Fondet Sovrane ekzistojnë në më shumë se 100 shtete dhe sipas tij, suksesi ka qenë evident. Këtu po flitet për një Fond Sovran të llojit strategjik që ka për qëllim thithjen e resurseve të reja dhe thithjes së njohurive të reja në ristrukturim të ndërmarrjeve me qëllim që ato të ngritën në vlerë dhe të njëjtat të jenë përformuese, duke e rrit edhe produktivitetin dhe efiçencën e brendshme”, thotë Muja. Mirëpo. kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë se se Fondi Sovran mund të politizohet, pasi udhëheqësit e saj do të zgjidhen nga Qeveria. Përpjekjet e Qeverisë për të bërë ndryshime i vlerësojmë por duhet për çdo ndryshim të presim diçka më mirë. Fondi sovran i cili është miratuar, ndonëse me plot kritika nga opozita dhe ekspertët nuk besoj që do ta ketë funksionin e vetë meritor dhe të pritur nga qytetarët dhe Qeveria në formën se si është bërë për arsye se Fondi Sovran do ta krijojë një udhëheqje të re e cila do dihet se në të nuk do jenë njerëz të pavarur dhe të dijshëm por njerëz të politikës, të kyçur e që do të ndikojnë në vendimmarrjen e fondit sovran”, thotë Agim Shahini.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …