Nis procesi i repelimit të gjedheve dhe bagëtive të imta në Ferizaj

Në përgjigje të kërkesave të blegtorëve ferizajas me qëllim mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, filloi procesin e repelimit të gjedheve dhe bagëtive të imta në fermat komerciale dhe gjysmëkomerciale. Për të kryer procesin e repelimit me sukses, janë angazhuar 5 ambulanca veterinere, të cilët do ta kryejnë këtë proces në dy faza brenda 30 ditësh e për të parë nga afër ecurinë e këtij procesi drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami vizitoi blegtorin Hamdi Jetishi në fshatin Kosinë, me ç’rast u shpreh se drejtoria që udhëheq mbetet e përkushtuar në zbatimin e projekteve të nismave në mbrojtje të shëndetit të kafshëve por edhe mbështetje për veprimtarinë e blegtorëve, bujqve e fermerëve ferizajas.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …