Shirat e rrëmbyer që po bien në pjesën verilindore të Kinës kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të dheut që kanë marrë jetë njerëzish. Njoftohet se deri më tani, numri i të mbyturve ka arritur në 30 por autoritet kompetente mendojnë se numri është edhe më i madh. Radio Evropa e Lirë njofton se për shkak të motit të keq, 600 mijë banorë të Boadingu janë evakuuar për shkak të rrezikut për jetën e tyre nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut. Ka kohë që Kina por përballet me pasoja të motit ekstrem, nga i nxehti dhe shirat e rrëmbyeshëm. Ministria për Menaxhimin Emergjent e Kinës tha se 142 vdekjet apo zhdukjet e regjistruara në korrik, u shkaktuan si pasojë e vërshimeve apo fatkeqësive gjeologjike.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …