Zyrtari i Listës Serbe, Sllavko Simiq ka mohuar akuzat e shefes së Grupit Parlamentar të partisë Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lilës. Ai ka mohuar se është autori i incizimit të saj dhe ka theksuar se ajo përveç që ka biseduar me Milan Radojçiqin, ka kërkuar mbështetje nga ai. “Ndonëse kam qenë nën presionin e mediave për t’u shprehur që në fillim të publikimit të komunikimit të përmendur, aludimet e fundit se unë jam prapa regjistrimit dhe publikimit të bisedave tona, që absolutisht nuk janë të vërteta, më detyrojnë të mohoj gënjeshtrat me të cilat Mimoza Kusari-Lila dëshiron të largojë vëmendjen nga fakti se nga Lista Srpska dhe Milan Radojiçiq ka kërkuar mbështetje. Në emër të kujt dhe me urdhër të kujt, ajo e di më së miri. Ndoshta pikërisht nga frika e regjistrimeve të reja arsyeja e kësaj gjuetie mediatike kundër Listës Srpska, mua dhe zotit Radoiçiq, është heshtja dhe nëpërkëmbja e së vërtetës. Shpifjet, gënjeshtrat dhe kallëzimet e sajuara penale të zonjës Mimoza Kusari-Lila nuk mund ta fshehin faktin se ajo ka folur disa herë në praninë time me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq dhe i ka kërkuar favore dhe mbështetje për votat e shumta në Kuvend” ka theksuar yrtari i Listës Serbe, Sllavko Simiq. Ai ka theksuar më tutje se ajo ( Mimoza Kusari Lila ) edhe unë e dimë mirë se sa herë ka folur me Milan Radojiçiqin, sa kanë zgjatur ato biseda dhe se ka kërkuar nga ai dhe nga Lista Serbe që të mbështesin zgjedhjet e personelit për postet më të larta në Prishtinë, zgjedhjet e personelit për agjenci të ndryshme, por edhe proceset legjislative që u penguan nga opozita. Dhe kjo nuk është e gjitha. “Me Radojiçiq ka pasur biseda të gjata edhe për shumë e shumë tema dhe procese të tjera aktuale jashtë Parlamentit dhe për çka e di më së miri, ndoshta një ditë opinioni do të informohet për të gjitha detajet”, ka paralajmëruar zyrtari i Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …