Avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet të sanksionohet për shkak se është shkaktar i tensioneve në Kosovë. Ai ka shtuar më tutje se është duke vërejtur se “Aleksandër Vuçiq dëshiron të përdorë çdo burim që ka për të krijuar tensione dhe për të ndalur pajtimin, sepse nëse krijojmë pajtim mes popujve tanë, atëherë politikanët si Aleksandër Vuçiq do të humbasin publikun e tyre dhe askush nuk do të votojë për ta. Pra, ai ka nevojë për tensione për të shpëtuar pushtetin…Ai ulet vetëm në një karrige që nga fillimi dhe kjo është karrigia ruse dhe gjithçka tjetër është vetëm një maskë, është vetëm një gënjeshtër, është thjesht mashtrim. Ai është djaloshi rus, ai është njeriu rus dhe të gjithë e pamë këtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ajo që duhet të bëjmë në Serbi është t’u tregojmë partnerëve perëndimorë fytyrën e vërtetë të Aleksandër Vuçiqit, tani është e lehtë, Perëndimi po e kupton gjithnjë e më shumë se kush është ai. Pra, kjo është gjithçka që duhet të themi për të” ka theksuar mes tjerash gjatë intervistës për Kosovapress, avokati, Çedomir Stojkoviq. Ndërsa fuke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka theksuar se nuk e sheh të afërt ditën kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, së paku jo derisa në Beograd të mos ketë frymë të re politike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …