Në Ukrainë janë duke vazhduar luftimet intensive mes ushtrisë ruse dhe ukrainase. Gjatë orëve të vona të natës së 5 e 6 gushtit, nga sulmet ajrore dhe bombardimet nga distanca, kanë humbur jetën katër persona dhe shumë të tjerë janë plagosur. Mbrojtja Ajrore e Ukrainës njoftoi se u ballafaqua me sulme masive me raketa gjatë natës së 5-6 gushtit, duke i shkatërruar 70 raketa dhe dronë që kishin për cak zona të ndryshme në Ukrainë. Kievi tha se sistemi i vet mbrojtës i shkatërroi 12 prej 14 raketave të shkrepura nga deti, para se ato ta arrinin cakun e tyre. Radio Evropa e Lirë citon Forca Ajrore e Ukrainës të kenë njoftuar se të gjithë 27 dronët Shahed, janë shkatërruar.
Kontrolloni gjithashtu
Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën
Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …