Qeveria e Kosovës ka mirëpritur letrën e politikanëve ndërkombëtarë, të cilët kanë kërkuar të jenë më të ashpër ndaj Serbisë

 

Qeveria e Kosovës ka mirëpritur letrën e politikanëve ndërkombëtarë,  të cilët kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe të jenë më të ashpër ndaj Serbisë, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Zëdhënësi i Qeverisës, Përparim Kryeziu, tha se mirëpresin letrën dhe falënderojnë politikanët ndërkombëtarë për interesimin e tyre mbi Kosovën. Ne e mirëpresim letrën në fjalë dhe e falënderojmë kryetaren e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alisia Kerns, senatorin Bob Menendez, kongresistët amerikanë, Torres dhe Titus, kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Mihael Roth dhe gjithsecilin prej deputetëve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare për Politikë të Jashtme të vendeve mike, përfshirë atë të Ukrainës, për interesimin e tyre mbi Kosovën, mbështetjen ndaj saj, por edhe angazhim për të vënë në pah në këtë letër shkaqet dhe shkaktarët e situatës në veri të vendit tonë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pjetër Shala

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim

Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …