Në të gjithë botën ka vetëm një Xhami që mban emër të krishterë, dhe ajo ndodhet pikërisht në Shqipëri. Bëhet fjalë për Xhaminë e Gjin Aleksit, në Delvinë, e cila është njëra nga perlat e arkitekturës, që mbart vlera të rralla të trashëgimisë kulturore në vendin tonë. Lidhur me këtë rast unikat botëror, ministrja e Arsimit dhe Sportit, në Shqipëri, Evis Kushi në një postim të saj ka shkruar: Sot vizitova Xhaminë e Gjin Aleksit në Delvinë, e vetmja xhami në botë që mbanë emër të krishterë. E ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri bizantin shqiptar, kjo perlë e arkitekturës, me vlera të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, ka në oborrin e saj një xhami, një kishë dhe një teqe, si dëshmia më e gjallë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve, nënvizoi ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.