Bajram Begaj: Amerika kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 115-vjetorin e lindjes, përkujtoi profesor Eqrem Çabejn, albanologun më të madh shqiptar

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 115-vjetorin e lindjes përkujtoi doktor, profesor, Eqrem Çabejn, albanologun më të madh dhe më të njohur të shkencave albanologjike. Ai ka shkruar me këtë rast se Shpreh gjithë nderimin dhe mirënjohjen si kryetar  i Republikës së Shqipërisë për Prof. Eqrem Çabejin,  sot në 115-vjetorin e lindjes së tij, jeta dhe vepra e të cilit e bëjnë akademikun tonë të madh,  emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike. Çabej vlerësohet si albanologu që argumentoi më tej faktin se shqiptarët janë autokton në trojet e të parëve. “Me përkushtimin, vizionin dhe punën e palodhur prej patrioti të madh dhe intelektuali të shquar, si shkencëtar i rendit të parë, por edhe si dijetar, mendimtar dhe pedagog brilant, Eqrem Çabej jo vetëm i dha identitet shkencor akademizmit shqiptar, por ç’është më e rëndësishme i çeli horizonte të qarta duke e orientuar atë kah hullia e duhur, në të mirë të zbulimit dhe argumentimit shkencor të autoktonisë së shqiptarëve në trojet e të parëve të tyre, të vazhdimësisë iliro-shqiptare, të etnogjenezës ilire dhe prejardhjen e shqiptarëve prej tyre”, shkruan kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …