Ramush Haradinaj: Çdo herë në ballë të përpjekjeve për liri, Markalleshët nuk u zmbrapsen përpara armiqve

Komandanti i ZOD, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroizmin e familjes Markalleshi. Ai me këtë rast ka shkruar: Të brumosur në frymën e atdhedashurisë ndër breza, familja emblematike Markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës, në luftën e UÇK-së i dha Kosovës katër dëshmorë; Mark, Kolë, Prend dhe Memë Lleshi.
Çdo herë në ballë të përpjekjeve për liri, Markalleshët nuk u zmbrapsen përpara armiqve. Kontributi i tyre dhënë përpjekjeve të vazhdueshme shqiptare për liri dhe pavarësi, përgjatë gjithë shekullit të kaluar është i jashtëzakonshëm.
Më 7 gusht të vitit 1998, armiku hasi në rezistencë të paparë. Luftuan të gjithë, i madh e i vogël, gra, burra e pleq. Heroikisht ranë Mark dhe Kolë Lleshi, rrugën e të cilëve e ndjekën bijtë e kësaj familjeje të madhe, Prendi e Mema. Njëkohësisht gjithë familja Markalleshi ishin në ballë të betejës. Gega, Toma dhe Nika ishin luftëtarë të zotë që nga fillimet e luftës për liri.
Beteja e Markalleshëve dëshmon shtrirjen e luftës për çlirim, mobilizimin pa dallim moshe e gjinie, vendosmërinë e popullit shqiptar që të jetojnë të lirë në trojet e tyre.
Lavdi heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve dëshmorë, Mark, Kolë, Prend dhe Memë Lleshi.
(Foto nga arkivi).

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …