Mbahet mbledhja e këshillit komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit, e katërta për këtë vit. Mbledhjen e kryesoi kryetari i komunës, z. Smajl Latifi, i cili fillimisht theksoi se situata e përgjithshme në Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga takimi i fundit i mbledhjes së KKSB-së, edhe pse në komunën e Rahovecit gjatë këtij muaji ka pasur në vazhdimësi zhvillime duke e karakterizuar muajin e ardhjes së mërgimtarëve.
Në mbledhje u diskutuan këto çështje:
-
Ardhja e mërgimtarëve;
-
Situata e shpërndarësve të picave dhe ushqimeve me motorr pa helmetë, pa regjistrim, pa patent-shofer dhe nën moshë.
-
Fushata vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve;
-
Siguria në trafik;
-
Lirimi i trotuareve;
-
Raportimi i shkeljeve ligjore;
-
Agrofesta;
-
Furnizimi me ujë të pijshëm;
-
Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hedhjes së mbeturinave;
-
Përpjekja intenzive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore).