Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është ndaluar nga policia serbe për mbi një orë në vendkalimin kufitar Muçibabë. Ai ka bërë me dije se ka kërkuar sqarime nga policia në Preshevë dhe ministri i Punëve të Brendshme lidhur me këtë incident, edhe pse, sipas tij, është e qartë se policia politike e Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga Amerika për ‘trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive’, përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në Luginë të Preshevës. Policia e Serbisë, sot, në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, Ardita Sinanin, nënkryetare e Partisë për veprim demokratik (këshilltare e kryeministrit të Kosovës) me arsyetimin se gjendet në njëfarë ‘liste të personave të kërkuar’. Sqarime tjera nuk kanë dhënë. Prandaj kërkova sqarime nga policia në Preshevë dhe ministri i Punëve të Brendshme lidhur me këtë incident, edhe pse është e qartë se policia politike e Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga ShBA për ‘trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive’, përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në tri komunat shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …